Një udhëzim në Britaninë e Madhe eviton përcaktimin e limiteve kohore, ndërkohë që rekomandon mospërdorimin e tyre të paktën një orë para gjumit.
Ekspertët thonë se është e rëndësishme që përdorimi i ekranëve të mos cënojë gjumin, ushtrimet stërvitore dhe kohën me familjen.
Debati në lidhje me kohën që të rinjtë kalojnë para ekraneve është i nxehtë. Sidoqoftë, ky studim i fundit i sheshon pak shqetësimet.
Një tjetër studim, ndërkohë, ka dalë në përfundimin se vajzat janë dy herë më të predispozuara të shfaqin simptoma depresive të lidhura me përdorimin e medies sociale në moshën 14 vjeç, krahasuar me djemtë.