Keni grupin e gjakut 0: I mirë për të tjerët, por i keq për atë që e ka! – AlpeGossip
Keni grupin e gjakut 0: I mirë për të tjerët, por i keq për atë që e ka!

Keni grupin e gjakut 0: I mirë për të tjerët, por i keq për atë që e ka!

Të pasurit grup gjaku 0 dyfishon rrezikun e vdekjes nga plagët e rënda. Të dhënat vijnë nga një studim i ri dhe shkencëtarët besojnë se ky grup gjaku është i lidhur me nivelet e ulëta të një agjenti koagulimi, që mund të çojë në gjakderdhje të madhe.

Sipas një artikulli nga britanikja “Mirror”, të dhënat e pacientëve të pavionit të emergjencës në Japoni, treguan se ata persona që kishin grup gjaku 0 përbënin 28 përqind të vdekjeve.

Lloji i gjakut përcaktohet nga proteinat që ndodhen në sipërfaqe të qelizave të kuqe të gjakut. Grupet e tjera kryesore të gjakut janë A, B dhe AB.

Tipi 0 mund t’i dhurohet të gjitha grupeve të tjera pa pasur asnjë efekt negativ. Megjithatë, personat me grup gjaku 0 kanë nivele më të ulëta të faktorit të njohur si Van Willebrand, një agjent që mund të parandalojë vdekjen nga gjakderdhja