“Shoqja e mamit tim vdes për ty”, Blendi Fevziu vihet në siklet para të gjithëve (VIDEO) – AlpeGossip
“Shoqja e mamit tim vdes për ty”, Blendi Fevziu vihet në siklet para të gjithëve (VIDEO)

“Shoqja e mamit tim vdes për ty”, Blendi Fevziu vihet në siklet para të gjithëve (VIDEO)

I ftuar mbrëmjen e djeshme përballë fëmijëve në ‘Kurthin e Piter Pan’ ishte gazetari i njohur Blendi Fevziu. Ai ju përgjigj me sportivitet secilës prej pyetjeve të vogëlushëve, të cilët edhe e vunë në siklet.

Njëri prej fëmijëve, sapo mori i pari të drejtën e fjalës, i tha Fevziut diçka që shkaktoi të qeshura të mëdha tek spektatorët.

“E di ti që një shoqja mamit tim vdes për ty. Kur del ti te Opinioni thotë ‘Ahh Blendi’. Mos e kërko emrin se është e martuar dhe i bëhet burri xheloz.”

“Jo jo nuk bëhet asnjëherë. Pse bëhet zakonisht?”- ja kthen me humor Blendi, ndërkohë që vogëlushi i është përgjigjur:
“Po të bëhet burri xheloz, ika unë me vrap.”

 

Të gjithë kanë shpërthyer në të qeshura e duartrokitje, ndërsa Fevziu ja ktheu duke qeshur:
“Po u bë burri xheloz ikim me vrap të gjithë ne.”