JU KISHTE MARRË MALLI? Përgatituni për festën e çmendur të ngjyrave në sheshin “Nënë Tereza” – AlpeGossip
JU KISHTE MARRË MALLI? Përgatituni për festën e çmendur të ngjyrave në sheshin “Nënë Tereza”

JU KISHTE MARRË MALLI? Përgatituni për festën e çmendur të ngjyrave në sheshin “Nënë Tereza”

Bëhuni gati çuna dhe goca, sepse më 6 shtator do të ketë festë të çmendur në sheshin “Nënë Tereza”!

“Colour Day Festival” do të mbajë edicionin e tij të tretë dhe surpriza të vërteta janë rezervuar për atë ditë. Disa nga këngëtarët dhe DJ-të më në zë të momentit priten të performojnë në këtë festival, prandaj sigurohuni që nuk do ta humbisni këtë festë aspak të zakonshme.

Vitin e kaluar festivali nuk u mbajt për shkak të pandemisë si pasojë e masave të marra ndaj Covid-19. Mirëpo, tanimë që situata duket optimiste, më në fund mund t’i kthehemi pak nga pak jetës normale.

“Ditën e hënë më 6 shtator vjen në Tiranë për herë të tretë “Colour Day Festival”, që me skenën shumëngjyrëshe do të mirëpresë në sheshin “Nënë Tereza” performuesit, DJ dhe këngëtarët më të dashur të momentit”, është bërë i ditur nga faqet zyrtare të festivalit në rrjetet sociale.

Epo më në fund, pas një situate aspak të zakonshme për këdo, në muajin shtator me qeskën tuaj të ngjyrave do të keni mundësi të ngjyrosin ylberin tuaj në festival.

Mos harro! Lajmëro dhe të gjithë miqtë për të krijuar së bashku kujtime të bukura! “Colourday Festival” po ju pret të gjithëve!