THONJTË FRENCH NUK DALIN KURRË NGA MODA/ Si t’i realizoni në kushte shtëpie – AlpeGossip
THONJTË FRENCH NUK DALIN KURRË NGA MODA/ Si t’i realizoni në kushte shtëpie

THONJTË FRENCH NUK DALIN KURRË NGA MODA/ Si t’i realizoni në kushte shtëpie

Sado që trendet e ngjyrave për thonjtë ndryshojnë nga njëri sezon në tjetrin, french mbetet një prej modeleve të pranishëm në çdo stinë. Përgjithësisht më i përhapur është ai klasiku – ku baza është natyrale dhe fillimi i thoit në ngjyrë të bardhë.

Për ta realizuar në kushte shtëpie, duhet të ndiqni këtë procedurë:

1. Limoni thonjtë në mënyrë që t’i keni të gjithë në një gjatësi dhe formë.

2. Aplikoni një vaj për kutikulat dhe përdorni diçka për të shtyrë kutikulat pas dhe për të larguar lëkurën e vdekur.

3. Aplikoni manikyrin e tejdukshëm si një bazë e mirë.

4. Lyeni me ngjyrë të bardhë pjesën e poshtme të thonjve. Nëse arrini ta mbani drejtimin, shumë mirë për ju. Në të kundërt, përdorni ngjitës.

5. Aplikoni sërish manikyr.