NJIHUNI ME TRENDIN E RI/ Ngjyra "in" e aksesorëve sjell verë edhe në dimër - AlpeGossip
NJIHUNI ME TRENDIN E RI/ Ngjyra “in” e aksesorëve sjell verë edhe në dimër

NJIHUNI ME TRENDIN E RI/ Ngjyra “in” e aksesorëve sjell verë edhe në dimër

Ngjyra më “in” e sezonit nuk është as gri dhe as një hije më e errët, ajo është më e ndezur se vetë dielli dhe për më tepër, nuk është për zemrat e zbehta. Po flasim për ngjyrën e verdhë!

Si një ndër ngjyrat me të cilat nuk jemi mësuar të kombinohemi, e verdha është shndërruar përpara syve tanë në një ngjyrë “must have” këtë sezon dhe aksesorët që duhet të blejmë duhet të jenë ose në ngjyrë mustardë ose në të verdhë të ndezur, varet nga stili i veshjes.

Ngjyra e verdhë përfaqëson një ngjyrë të gëzuar dhe qëndron në harmoni të plotë me gardërobën e vjeshtës e të dimrit. Nëse refuzoni të hiqni dorë nga paleta e ngjyrave neutrale, provoni të shtoni një aksesor në ngjyrë të verdhë, mund të jetë një çantë e verdhë, por mund të jetë edhe një shall i tillë, ne të gjitha rastet do të dukeni “oh so 2018”!

Nuk bëhet fjalë vetëm për çantat e për shajet, ky sezon shton në listën e aksesorëve në ngjyrë të verdhë edhe rripat edhe syzet e diellit, nuk ka gjë më “të lumtur” sesa veshja juaj që përshin një aksesor të verdhë!