Një unazë diamanti për Elvana Gjatën? Zbulohet surpriza pak orë para koncertit (FOTO) – AlpeGossip
Një unazë diamanti për Elvana Gjatën? Zbulohet surpriza pak orë para koncertit (FOTO)

Një unazë diamanti për Elvana Gjatën? Zbulohet surpriza pak orë para koncertit (FOTO)

Elvana Gjata dhe Valdrin Sahiti na kanë treguar gjithmonë se ndajnë një miqësi të ngushtë mes tyre. Mirëpo si gjithmonë miqtë e ngushtë janë ata që t’i zbulojnë sekretet.

Kështu ka ndodhur edhe me Elvana Gjatën ditën e sotme, për të cilën sot do të mbahet një mbrëmje special pranë Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë dedikuar asaj dhe koncertit të saj recital. Një koncert që Elvana e ka paralajmëruar prej disa ditësh nëpërmjet video-ve dhe fotove që ka postuar në rrjetet sociale.

Mirëpo 7 orë para konceritit të paralajmëruar miku i saj, Valdrin Sahiti ka postuar në Instagram një video me një unazë diamanti, në të cilën etiketonte Elvana Gjatën.

“U gjet dita e duhur për këtë dhuratë…7 orë para koncertit”, shkruante sipër video-s ku kishte etiketuar Elvanën.

Mirëpo shumë shpejt Valdrini u pendua dhe e fshiu videon nga Instastory. Me sa duket Elvana do të marrë një propozim për fejesë mbrëmjen e sotme.

Pak kohë më parë Elvana e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” ka thënë se Zoti e ka bekuar me një fat të mirë, por nuk ka zbuluar asnjë detaj më shumë