PSE NUK BËRA SEKS NATËN E PARË TË MARTESËS? Çiftet zbulojn sekretet: U zhveshëm por… – AlpeGossip
PSE NUK BËRA SEKS NATËN E PARË TË MARTESËS? Çiftet zbulojn sekretet: U zhveshëm por…

PSE NUK BËRA SEKS NATËN E PARË TË MARTESËS? Çiftet zbulojn sekretet: U zhveshëm por…

Ç’bën një çift i sapomartuar pas dasmës?! Mendimi i parë: seks! Në fakt, realiteti ndodh të jetë ndryshe. Shumë çifte, duan të bëjnë gjithçka tjetër atë mbrëmje, përveçse seksit. Historitë më poshtë, janë shkruar pikërisht nga njerëz të cilët e kanë kaluar natën e parë të martesës, shumë ndryshe nga çfarë kishin imagjinuar.

1. Sapo shkuam në suitë, atë e zuri gjumi…

Pasi festa përfundoi në mesnatë, shkuam në një bar aty pranë dhe vazhduam të pinim. Aty nga ora 3, kur arritëm në dhomë, atë e zuri gjumi sa hap e mbyll sytë. Unë gjysmë zgjuar, mora një shishe shampanje që na kishin dhuruar familjarët dhe e piva vetëm. Asnjë pishman!

2. E bëmë, por gjatë muajit të mjaltit.

Pritja e të ftuarëve përfundoi aty rreth orës 11:00 dhe më pas shkuam në një bar. Ishin 50 të ftuar bashkë me ne. Pimë dhe kërcyem pafund deri sa u mbyll lokali. Ndërkohë që do të futeshim në hotel, im shoq tha se do të pinte cigare me të ftuarit, por për mua ishte e pamundur të rrija ende zgjuar. Një orë më vonë ai erdhi dhe as që e kam ndjerë që ishte futur në shtrat. S’bëmë seks atë natë, por e shlyem gjatë muajit të mjaltit.

3. Erdhën prindërit që e zhveshën. U poshtërova!

Kemi pirë aq shumë atë natë sa për t’u kthyer në shtëpi i kërkova prindërve të tij të na çonin. Ai ishte aq i dehur sa ishte shtrirë në sediljen pas dhe unë s’po e zgjoja dot. Thirra të atn e tij dhe kur e vunë në krevat e ndërruan ata sepse unë s’mundesha. Ndihesha si fëmijë. Më injoruan totalisht mua dhe atë e shihnin gjithë inat. Sigurisht që atë natë s’bëm seks.

4. Gjithçka përfundoi me patate të skuqura dhe hamburgera.

Kur u kthyem në hotel, po vdisja nga këmbët. Fustanin e kisha aq të ngushtë sa po më merrej fryma. I mbylla sytë tim shoqi dhe të dy e dinim ç’vinte më pas…Porositëm patate, hamburgera dhe tregonim historitë që ndodhën atë natë. S’do doja ta kisha kaluar ndryshe atë natë.