Moderatoret shqiptare që guxuan duke sfiduar veten dhe me këngën, por a ja kanë dalë? - AlpeGossip
Moderatoret shqiptare që guxuan duke sfiduar veten dhe me këngën, por a ja kanë dalë?

Moderatoret shqiptare që guxuan duke sfiduar veten dhe me këngën, por a ja kanë dalë?

Është bërë e modës që moderatoret e njohura shqiptare, por jo vetëm të provojnë aftësitë e tyre në këndim.

Disa prej këngëve të tyre kanë rezultuar të suksesshme dhe na kanë habitur të gjithëve. Nga ana tjetër ka edhe nga ato moderatore të njohura të cilat janë futur në një konkurs këndimi, pa pasur asnjëherë më parë eksperienca në këndim. Gjithsesi ato ia kanë dalë me sukses, dhe na kanë surprizuar. Se për cilat nga moderatoret që kanë provuar edhe këndimin e kemi fjalën shikoni në fotot e mëposhtme;

Luana Vjollca

Moderatorja e Top Channel Luana Vjollca numëron plot 7 këngë. Disa e kritikojnë, disa e pëlqejnë, por Luana vazhdon me projektet e saj në muzikë.

Aulona dhe Fatma

Aulona dhe Fatma kanë provuar të këndojnë në emisionin “C’est la vie”. Moderatoret kanë kënduar në të gjitha puntatat live dhe kjo ka qenë një provë e vështirë për Fatmën dhe Aulonën. Gjithsesi vajzat e kanë kaluar me sukses provën.

Klea Huta

Klea Huta ka treguar se di të bëjë njëkohësisht disa gjëra. Moderimi është pika e saj e fortë, por Klea është e suksesshme edhe si këngëtare. Klea ka marrë pjesë në “Këngën Magjike”, dhe “Amla” u bë menjëherë hit.

Elita Rudi

Elita Rudi di edhe të këndojë. Para dy vitesh moderatorja ka publikuar këngën e saj të parë “Andërr”.Kjo ka qenë eksperienca e parë e Elitës në këndim, por mbase na suprizon së shpejti në një bashkëpunim me Gjikon, të dashurin e saj.

Jona Spahiu

Edhe Jona Spahiu ka provuar të këndojë në “C’est la vie” së bashku me Ylli Limanin. Jona na ka surprizuar të gjithëve sa e zonja është treguar në skenë si këngëtare.