“KAM BËRË VETËM GJOKSIN”/ Sa operacione plastike ka bërë në të vërtetë Zajmina? (FOTOT) – AlpeGossip
“KAM BËRË VETËM GJOKSIN”/ Sa operacione plastike ka bërë në të vërtetë Zajmina? (FOTOT)

“KAM BËRË VETËM GJOKSIN”/ Sa operacione plastike ka bërë në të vërtetë Zajmina? (FOTOT)

Zaimina Vasjari konsiderohet si një nga këngëtaret më seksi të muzikës shqiptare. Ndonëse ka disa kohë që është shkëputur nga muzika dhe i është dedikuar biznesit dhe familjes së saj, Zaimina vazhdon të mbetet një nga personazhet më të përfolura përsa i përket pamjes së jashtme.

Gjithnjë e kuruar dhe në formë, këngëtarja duket një mama tepër seksi.

Por, pavarësisht se tani duket kështu, më parë ka qenë ndryshe. Pra Zaimina është një nga ato personazhe që ka ndryshuar me kalimin e viteve. Duket fare qartë nga fotot e vjetra që këngëtarja ka ndërhyrë në pamjen e saj me anë të operacioneve plastike. E pyetur në një intervistë në 2018 tek ”Xing me Ermalin”, Zaimina ka pranuar se ka bërë vetëm një operacion dhe këtë fakt e ka pranuar dhe më parë në 2009. Operacioni për të cilin ajo flet është ai në gjoks.

Përveç në trup, operacione të mundshme që Zaimina mund të ketë, të paktën kështu duket nga fotot, mund të jenë buzët, hunda dhe mollëzat. Duke qenë se këngëtarja nuk ka pranuar gjë për këto ndërhyrje ato vazhdojnë të mbesin dyshime. Për më tepër ne do t’ju paraqesim disa foto dhe ju mund të gjykoni vetë. /AlpeGossip.al