”PROGRAMI NUK SYNON TË…”/ Arbana Osmani reagon për herë të parë pas historisë së mashtrimit në ‘Dua të të bëj të lumtur’ – AlpeGossip
”PROGRAMI NUK SYNON TË…”/ Arbana Osmani reagon për herë të parë pas historisë së mashtrimit në ‘Dua të të bëj të lumtur’

”PROGRAMI NUK SYNON TË…”/ Arbana Osmani reagon për herë të parë pas historisë së mashtrimit në ‘Dua të të bëj të lumtur’

Rreth dy ditë më parë, nëpërmjet programit ‘Historia Ime’ u mësua se dy protagonistë të dikurshëm në një nga historitë e ‘Dua Të Të Bëj Të Lumtur’, kishin mashtruar publikun me rrëfimin e tyre pikërisht në këtë format, për të përtfituar ndihmë dhe bonuse qiraje për veten dhe fëmijët. Autoriteti i Mediave Audiovizive kritikoi emisionin e ‘Top Channel’ lidhur me situatën e shkaktuar, ndërsa sot Arbana Osmani ka reaguar në rrjetet sociale.

Ajo ka bërë të ditur se të dy bashkëshortët në fjalë, kanë firmosur me vullnet të lirë një kontratë paraprake, në bazë të së cilës deklarohen me përgjegjësi të plotë dhe të vetëdijshëm për deklarimet dhe detyrimet e ndërmarra. “Zonja Elida ka komunikuar disa herë me stafin e programit duke i dorëzuar ndihmat në ushqime dhe bonusin e qirasë, ofruar nga shikuesit e ‘Dua të të bëj të lumtur’, kohë në të cilën marrëdhënia e tyre ka qenë paqësore”, është theksuar në deklaratën e Arbanës.

Në vijim, në shkrim bëhet e ditur se pak kohë pas ‘periudhës paqësore’ mes çiftit, Elida kishte njoftuar sërish stafin e programit se kishte kërkuar edhe një herë urdhër mbrojtje nga bashkëshorti. Duke i përcjellë zonjës në fjalë kontaktet me shoqatat e grave për të marrë asistencë profesionale e ligjore, në deklaratë sqarohet se qëllimi i punës në ‘Dua të të bëj të lumtur’ është të inkurajojë ritakimet, faljen dhe ndihmën ndaj personazheve që zgjedhin të bëhen pjesë e formatit.

“Programi nuk mundet dhe as nuk synon të zëvendësojë organet shtetërore në hetimin, ndjekjen dhe përgjegjësinë penale për deklaratat publike të qytetarëve”, sqarohet edhe më tej në shkrimin e publikuar nga Arbana.