AS NUK DO JU KISHTE SHKUAR MENDJA/ Ka diçka që i mungon Lorit nga Shqipëria gjatë kohës që ndodhet në Angli – AlpeGossip
AS NUK DO JU KISHTE SHKUAR MENDJA/ Ka diçka që i mungon Lorit nga Shqipëria gjatë kohës që ndodhet në Angli

AS NUK DO JU KISHTE SHKUAR MENDJA/ Ka diçka që i mungon Lorit nga Shqipëria gjatë kohës që ndodhet në Angli

Lori Hoxha prej disa kohësh është zhvendosur për studime në Londër, edhe pse udhëtimet e saj drejt Shqipërisë janë të shpeshta. Dhe si çdokush tjetër që jeton jashtë vendit, edhe Lorit i mungon diçka në veçanti nga vendi i origjinës.

Një nga ndjekësit e ka pyetur Lorin nëse ka provuar ndonjëherë gjellën me bamje, ndërsa kjo e fundit është përgjigjur: “Ooo, është gjella ime e preferuar. Do doja shumë të haja pak tani”. Edhe pse shpesh poston foto e video nga restorante të ndryshme, duke shpjeguar gjithmonë se preferon të ndajë në rrjetet sociale disa nga vendet më të mira për të shijuar një drekë apo darkë të mirë, duket se kuzhina vendase do të jetë gjithmonë në listën e të preferuarave të Lorit.

Për një tjetër ndjekës, ajo gjithashtu ka dhënë një përgjigje për të gjithë adoleshentët. Çfarë do të rekomandonte Lori për këta të fundit? “Përmirësohu. Të jesh mendjehapur. Mos nxito për t’u rritur. Gjërat për të cilat merakosesh tani nuk do të kenë vlerë pas 5 vitesh”, ka qenë kjo këshila e trashëgimtares së Top Channel për të gjithë ata që po kalojnë moshën me delikate.