AKTORES I BËJNË NERVAT “TEL”/ Nuk dua t’i bie në qafë njeriu duke lajmëruar policinë, por… (FOTO) – AlpeGossip
AKTORES I BËJNË NERVAT “TEL”/ Nuk dua t’i bie në qafë njeriu duke lajmëruar policinë, por… (FOTO)

AKTORES I BËJNË NERVAT “TEL”/ Nuk dua t’i bie në qafë njeriu duke lajmëruar policinë, por… (FOTO)

Nuk ka më keq sesa të të prishin qetësinë e fundjavës, aq më tepër kur dëgjon zhurmën e tmerrshme të rregullimeve në shtëpi që të vijnë nga komshiu. Është luftë e hapur! Një situatë e tillë parehatie i ka ndodhur edhe aktores Ema Andrea , e cila ka ndarë në Facebook shqetësimin e saj me të gjithë ndjekësit dhe ka kërkuar edhe një këshillë prej tyre.

“Ju lutem më informoni, deri në çfarë ore lejohet që komshiu i ri të bejë punime të zhurmshme nervangritëse gjatë ditës së shtunë? Nuk dua t’i bie njeriu në qafë duke lajmeruar policinë, por as dua të më bien në qafë të qetësisë sime! Faleminderit!” , – shkruan Ema.
Ky hall mos të rëntë, duket për të qeshur derisa e provon!