STIL DHE FASHION/ Njihuni me të famshmen shqiptare të veshur më bukur këtë javë... (FOTO) - AlpeGossip
STIL DHE FASHION/ Njihuni me të famshmen shqiptare të veshur më bukur këtë javë… (FOTO)

STIL DHE FASHION/ Njihuni me të famshmen shqiptare të veshur më bukur këtë javë… (FOTO)

Çdo javë “iconstyle.al” në rubrikën e të famshmeve shqiptare të veshura më me stil, u jep mundësi lexuesve të faqes që të zgjedhin të preferuarën e tyre.

Këtë javë kemi zgjedhur 5 vajza të njohura, blogere dhe personazhe televizive, të cilat me stilin e tyre të veçantë të veshjes dinë gjithmonë të tërheqin vëmendjen e publikut.

Lexuesit e “iconstyle.al” votuan të preferuarën e tyre mes: Lori Hoxhës, Big Mama-s, Jonida Maliqit, Orinda Hutës dhe Almeda Abazit.

Me një diferencë të bindshme votash e famshmja shqiptare e veshur më me stil e kësaj jave është fashionistja Lori Hoxha. Në vendin e dytë është renditur bukuroshja Almeda Abazi, ndërsa më pak e votuara rezulton këngëtarja Big Mama.

Lori Hoxha kishte zgjedhur të vishte një kostum të kuq me një “crop top” në pjesën e sipërme dhe një palë pantallona të gjera në pjesën e poshtme. Një kombinim, i cili të tregon jo vetëm “fashion”, por është edhe tepër praktik gjatë ditëve të nxehta të verës.