“SI DY LUANË…”/ Sabiani publikon këngën për Ilirin: Je një njeri i vërtetë pa mashtrime (VIDEO) – AlpeGossip
“SI DY LUANË…”/ Sabiani publikon këngën për Ilirin: Je një njeri i vërtetë pa mashtrime (VIDEO)

“SI DY LUANË…”/ Sabiani publikon këngën për Ilirin: Je një njeri i vërtetë pa mashtrime (VIDEO)

Edhe pse nuk njiheshin më parë me njëri-tjetrin, Iliri dhe Sabiani krijuan një miqësi shumë të fortë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Madje edhe pas daljes së këngëtarit, ai vijon që të jetë mbështetja më e madhe e balerinit.

Ditën e djeshme Sabiani ka publikuar këngën e tij më të re, e cila i dedikohet rrugëtimit të tij në “Big Brother VIP” dhe titullohet “Për Ju” në bashkëpunim me Helios.

Në hyrje të klipit, i cili ka pjesë të shkëputura nga rrugëtimi i tij del momenti ku Iliri thotë “e ka bërë për mua këtë” dhe momenti kur Sabiani i thotë “të gjitha për ty janë”.

“Hyra ne big brother për të testuar veten dhe pse jo që njerëzit të njihnin Sabianin e vërtet. Çmimi është dashuria që jepni ju pa kushte. Malli për fëmijët e mi dhe gjetja e një vllai gjatë këtij rrugëtimi. Prandaj kjo këngë është “Për Ju”??”, ka shkruar ai në përshkrimin e videos në Youtube.

Videoja ka momente “screenshot” të Ilirit me Sabianin, të Sabianit me fëmijët e tij dhe të Ilirit me vajzën e vet.

“Është ora tre dhe natën s’fle ju shoh në ëndrrat e mia, shpirti im, gjaku im, përqafoj ëndrrat e mia. Buzëqesh, malli më thërret, Zoti mi ka dhënë…Oj dashni oj dashni ti më merr, sikur hëna ndriçon natën terr, oj dashni, oj dashni ti më merr, brenda shpirtit jeton dhe kur nuk je”,- ka shkruar ai dhe i dedikohet fëmijëve.