Plasi sherri në “Dancing with the stars”, deklaratë bombë: “Ja çiftet që favorizohen” – AlpeGossip
Plasi sherri në “Dancing with the stars”, deklaratë bombë: “Ja çiftet që favorizohen”

Plasi sherri në “Dancing with the stars”, deklaratë bombë: “Ja çiftet që favorizohen”

Javën e kaluar nisi një debat në spektaklin “Dancing with the stars”, pas deklaratës së balerinit Eltioni, para performancës së tij me Rovena Dilon. Ai u shpreh se nga ana e jurisë po bëhen favorizime të caktuara dhe kaq mjaftoi që aktori Jul Deda, në pozicionin e anëtarit të jurisë, të revoltohej duke kërkuar emra.

Pikërisht ky debat është rikthyer përsëri dje dhe balerini Dioni, i cili performon së bashku me Soni Malajn, bëri një deklaratë që i befasoi të gjithë, Ai tha se një ndër çiftet që juria favorizon është Adela dhe Niko.

I menjëhershëm ishte në këtë rast reagimi i Nikos dhe Adelës.

“Shqipërisë i mungon meritokracia. Adela kërcen si Adela, kërcen për Adelën dhe për Nikon. Mos krijo sfidë mes balerinëve se unë vdes për sfidë”, u shpreh Adela.

Pas performancës së Sonit dhe Dionit debati vazhdoi edhe me jurinë. Iliri i doli në mbrojtje Nikos dhe Adelës duke thënë se performancat e tyre kanë qenë të vështira, ndërsa Dioni insistoi se ky çift po favorizohet dhe në pah del vetëm Adela, ndërsa Niko është gjatë gjithë kohës në hije.

Pas kësaj Iliri e vlersoi me zero pikë performancën e Dionit dhe Sonit.