Stresi përballet me Saimir Tahirin: Zbulon për herë të parë të vërtetën e arrestimit (VIDEO) – AlpeGossip
Stresi përballet me Saimir Tahirin: Zbulon për herë të parë të vërtetën e arrestimit (VIDEO)

Stresi përballet me Saimir Tahirin: Zbulon për herë të parë të vërtetën e arrestimit (VIDEO)

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zonë e lirë”, ku foli për herë të parë rreth arrestimit të tij të bujshëm të vetëm pak ditëve më parë.

 

Në momentin që po futej në studion e “Zonë e lirë”, Stresi u përballë me ish-ministrin e Mbrojtjes, Saimir Tahirin, për të cilin reperi gjithmonë ka treguar se nuk e ka pëlqyer. Shkëmbimi i tyre ishte i ftohtë, edhe pse përshëndetjet nuk munguan.

“Si je, si kalove, mirë je?”, përshëndeti i pari Tahiri, teksa mori dhe përgjigjen e Stresit, i cili nxitoi për t’u futur në studion e Arjan Çanit.

Gjatë intervistës Stresi foli për herë të parë për arrestimin e tij dhe i mohoi të gjitha lajmet që kanë qarkulluar në media këto ditë për të.

Stresi tha se ishte një arrestim absurd sepse ai kishte vetëm 5 minuta që kishte shkuar në atë klubin ku u kap dhe nuk pranoi që po konsumonte drogë. Ai tha që sasia e kapur ishte aq e vogël saqë është absurde të vijnë 50 policë në një operacion të tillë. Stresi insistoi se ai arrestim u bë për arsye politike, si dhe policia kishte qëllim të kapte armë te ai dhe miqtë e tij, por që ata nuk kishin asgjë.

 

“Nuk më shpjeguan fare për çfarë jam aty. Pas 12 orësh më morën deklarim, por unë refuzova. Ishte arrestim qesharak dhe prokurorja e gatshme tha çfarë më vini me kështu lloj arrestimesh. Le të pinë çunat çfarë të duan. Ishte momenti sa hyra në lokal policia rastisi në aksion, kishte 4 orë që vëzhgonte aty. Ka prapavijë politike. Faktikisht të gjithë policët që ishin aty u sollën shumë mirë. Nuk ke çfarë i bënë, ata kanë punën e vet. Më mbajtën 72 orë në paraburgimin e Drejtorisë së Policisë. Unë as e kuptova për çfarë u arrestova”, deklaroi Stresi.

Reperi shtoi gjithashtu se natën e arrestimit të tij, policia shkoi edhe për kontroll në banesën e tij në orën 02:00 të mëngjesit. Ndërsa sa i përket lajmit të dalë në disa media rreth deklarimit të tij para hetuesve, Stresi u shpreh se kjo nuk është e vërtetë, pasi refuzoi të bënte deklarim në polici dhe as nuk pranoi pretendimet për konsumim kokaine.