Xhensila Pere pjesë e “Big Brother VIP”? “Është shumë intriguese t’i shoh VIP-at pa kuruar imazhin” – AlpeGossip
Xhensila Pere pjesë e “Big Brother VIP”? “Është shumë intriguese t’i shoh VIP-at pa kuruar imazhin”

Xhensila Pere pjesë e “Big Brother VIP”? “Është shumë intriguese t’i shoh VIP-at pa kuruar imazhin”

Është folur shumë se do të ketë një “Big Brother VIP” shumë shpejt në ekranin e Top Channel, edhe përse nuk janë dhënë detaje të tepërta lidhur me këtë format ndryshe që besojmë se do të nisë në sezonin që zakonisht fillon në shtator në ekranet shqiptare.

Gjithsesi, nëse stafi i “Big Brother VIP” janë ende duke kërkuar për personazhe të njohur, Xhensila Pere, e cila ka qenë ish banore pikërisht në këtë format por është angazhuar edhe në projekte të tjera televizive siç është “Dance ëith me” dhe tashme “Miss Universe Albania”, duket se është shumë e gatshme ta ripërjetojë këtë eksperiencë.

E pyetur nga “Panorama Plus” nëse kjo e fundit do të pranonte të bëhej pjesë e shtëpisë më të famshme sërish, në edicionin “VIP”, Xhensila i është përgjigjur: “Do kisha vërtet dëshirë të isha pjesë e tij, pasi më duket shumë intrigues fakti që do të ketë VIP-a. Duke marrë parasysh kurimin e imazhit të tyre në daljet që bëjnë, do të doja t’i shihja nga afër si do të ishin ata 24/24 orë, të vëzhguar nga telekamerat…”

Mos ndoshta Xhensila sapo zbuloi se ajo do të jetë një nga emrat të cilët janë përzgjedhur për tu bërë pjesë e formatit? Sidoqoftë, me çfarë kujtojmë nga edicioni ku ajo ka marrë pjesë, Xhensila di mirë se si bëjë “shoë” ndaj do të ishte një alternativë e mirë.