“FESTIVALI I KËNGËS”/ E mori vesh njeri sa fustane ndërroi Alketa në finale? Nëse jo, jua themi ne! – AlpeGossip
“FESTIVALI I KËNGËS”/ E mori vesh njeri sa fustane ndërroi Alketa në finale? Nëse jo, jua themi ne!

“FESTIVALI I KËNGËS”/ E mori vesh njeri sa fustane ndërroi Alketa në finale? Nëse jo, jua themi ne!

Mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve u zhvillua finalja e madhe e ”Festivali të Këngës” në të cilin, me këngën ”Shaj”, Arilena Ara fituese.

Përveç performancave të shumta të bukura, emocioneve që u përcollën si nga këngëtarët tanë ashtu dhe nga të ftuarit specialë, diçka që tërhoqi shumë vëmendje te publiku ishin dhe veshjet e larmishme të Alketa Vejsiut.

Moderatorja bukuroshe, gjatë natës së parë dhe të dytë ndërroi 3 fustane me të cilat shkëlqeu dhe u duk perfekte. Ndërsa natën finale, pra mbrëmë, ashtu si pa kuptuar dhe shpejt e shpejtë Alketa arriti të mbajë 6 veshje të ndryshme njëra më fanstastike se tjetri.

Fillimisht me fustan të shkurtër rozë dhe me çizme të gjata dhe më pas me fustane deri në fund të këmbëve që i nxirrnin në pah linjat elegante, Alketa ishte treguar shumë e kujdesshme me çdo detaj që e bëri të ndriçojë. Gjithashtu, Alketa nuk harroi të bëjë pjesë të garderobës për ”Festivalin e Këngës” dhe një kostum të kuq që i kombinuar me aksesorët e duhur e bënte të dukej e mrekullueshme!

Më poshtë ne do t’ju paraqesim 6 fustanet me të cilat moderstorja ktheu të gjithë sytë nga ajo! /AlpeGossip.al