Me një foto në llogarinë e saj në ‘Instagram’, moderatorja e njohur, Rudina Magjistari ka treguar se ditën e djeshme ka festuar ditëlindjen e 5-të të vogëlushes së saj, Mia.
“Dje mbushëm 5. Me gjithë ngjyrat e ylberit qoftë e zbukuruar jeta jote”, ka shkruar Rudina krah fotos ku ka zbuluar tortën plot ngjyra dhe i ka dedikuar vajzës urimin plot dashuri.
Me siguri Rudina është kujdesur ta surprizojë vajzën në ditën e saj speciale në mënyrën më të veçantë.
Kujtojmë se moderatorja ka ndarë rrallëherë momente me të voglën, duke e mbajtur atë larg vëmendjes së rrjeteve sociale.