DY MUAJ PAS LIDHJES/ Çfarë ndodhi me çiftin Beatrix-Donald? Nga zënkat tek… NDARJA? – AlpeGossip
DY MUAJ PAS LIDHJES/ Çfarë ndodhi me çiftin Beatrix-Donald? Nga zënkat tek… NDARJA?

DY MUAJ PAS LIDHJES/ Çfarë ndodhi me çiftin Beatrix-Donald? Nga zënkat tek… NDARJA?

Prej fillimittë Big Brother VIP në vëmëndjen e publikut është Donaldi dhe Beatrix, të dy nuk e dinin se çfarë i priste dhe u hodhën pa u menduar në krahët e njëri-tjetrit.

Donaldi “hoqi” dorë nga historia me Borën e cila u bë publike në “Big Brtother” dhe fituan zemrat e mijëra teleshikuesve me puthjen dhe takimin e tyre. Papritur aktori pa e ditur se çfarë ndodh jashtë dhe nga presioni brenda në shtëpi zgjedh Beatrix.

Ishte dashuri, hakmarrje apo thjesh lojë?

Mbete e dyshimtë “lidhja” e tyre, pasi Donaldi hoqi dorë nga një histori që me të vërtetë e donte duke zgjedhur Beatrixin të cilën kishte vetëm pak ditë që e njihte.

Por çfarë po ndodh me çiftin?

Pas përfundimit të spektaklit të mbrëmshëm, ata kanë biseduar me njëri-tjetrin pikërisht për romancën e tyre. Donaldi i ka kërkuar ta shikojnë lidhjen e tyre kur të dalin jashtë, ndërsa brenda shtëpisë të qëndrojnë të vetëm.

“E kam shumë të vështirë që të flas me ty, as nesër as pasnesër, as deri sa të mbaroj ky format. Po e kthej nga të gjitha anët, mendoj se ti duhet të jesh vetëm. Më mirë të ta them atë që mendoj, në shumë raste ti je fëmijë. Nuk jam unë as robot, as kloun ja ***** r***, kam dhe unë mendjen time”, i ka thënë ai.

Si nisi e gjitha kjo nga krisjet e para e deri tek “ndarja”?

Fillimi i lidhjes së tyre ishte deri diku i bukur, ata shiheshin bashkë të përqafuar, dashuruar dhe vetëm putheshin, dukeshe se gjithçka mes tyre po shkon për mrekulli deri në momentin që krisjet e tyre të para filluan, pasi si çdo çift edhe ata kanë pasur uljet dhe ngritjet e tyre.

Me hyrjen e Romeos në “Big Brtoher VIP” u vu re një largim nga Donaldi ndaj Beatrixit, ai nuk sillej si më parë dhe puthjet ishin të rralla. Mes tyre kishte shumë debate, ku këngëtarja po ndihej shumë keq dhe ja tërhiqte vëmëndjen aktorit pasi kërkonte që ai të ishte njësoj si në fillim.

Debati i fundit mes tyre ishte për shkak të qinjgjit që u soll në shtëpi, pasi banorët duhet të kujdeseshim për kafshët.

Trixa një vajzë që i do kafshvt, vajti për ta përkëdhelur qingjin por Donaldi ja rrëmben dhe ikën. Donaldit nuk i ka pëlqyer sjellja e këngëtares dhe e ka quajtur “fëmijë”. Beatrix i ka thënë se ka pritur që ai ta ndajë me të momentin me qengjin, por ai e ka marrë dhe është larguar.

Më 9 janar një mesazh i koduar me parashutë vajti në shtëpinë VIP, një mesazh që kishte lidhje mes tij dhe Borës pasi atë ditë ishte dhe ditëlindja e saj. Kjo “surpriz” që e gëzoi shumë Donaldin ishte nga Anaidi, fitues i “Big Brother 6”. Beatrixi nuk reagoi aspak mirë pas ardhjes së parashutës, siç duket dhe në mimikat e fytyrës dhe reagimeve të saj madje nuk i vajti afër dhe vetë Donaldit.

Pas kësaj “surprize” Donaldi ka bërë një bisedë me Beatrix ku i shpjegoi kuptimin e 9 janarit.

Çifti tashmë është ndarë me njëri-tjetrin por nuk dihet si do vazhdojë, pasi edhe pse thanë fjalë që këtu brenda do jenë vetëm janë parë duke fjetur sërish bashkë.

Alpegossip.al