PUBLIKOHEN FOTOT E CELEBRIMIT NË BASHKI/ Erion Veliaj marton djalin e Bashkim Finos – AlpeGossip
PUBLIKOHEN FOTOT E CELEBRIMIT NË BASHKI/ Erion Veliaj marton djalin e Bashkim Finos

PUBLIKOHEN FOTOT E CELEBRIMIT NË BASHKI/ Erion Veliaj marton djalin e Bashkim Finos

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka celebruar në martesë dy të rinjtë Redi Fino dhe Edlira Podgorica.

Veliaj ka publikuar sot fotot e martesës së djalit të Bashkim Finos me vajzën e Gëzim Podgoricës, anëtar i kryesisë së LSI-së.

Celebrimi është mbajtur në ambientet e brendshme të bashkisë dhe çifti ishte bërë shumë elegant.

Redi kishte veshur një kostum të zi, me këmishë të bardhë dhe papion, ndërsa Edlira një fustan nusërie të bardhë, model sirenë pas trupit.

“Shumë urime Redi Fino dhe Edlira Podgorica teksa nisni udhëtimin më të bukur të jetës suaj bashkë! 👰❤️🤵💍

I lumtur për miqtë e mi Bashkimin e Gëzimin tek shohin fëmijët e tyre të krijojnë familjen më të re të Tiranës! Të trashëgohen!”, shkruan Veliaj në postimin e tij në Facebook.

Çifti organizoi dasmën në 12 dhjetor, ndërsa sot celebruan zyrtarisht dashurinë e tyre