KUR GJITHÇKA ËSHTË MBYLLUR/ Kopertina e Vogue Italia për prillin është thjesht një faqe e bardhë – AlpeGossip
KUR GJITHÇKA ËSHTË MBYLLUR/ Kopertina e Vogue Italia për prillin është thjesht një faqe e bardhë

KUR GJITHÇKA ËSHTË MBYLLUR/ Kopertina e Vogue Italia për prillin është thjesht një faqe e bardhë

Dyqanet janë mbyllur, setet fotografike janë anulluar dhe punonjësit janë dërguar në shtëpi. E ardhmja e industrisë së modës nuk tingëllon më aq e ndritur. Në ditë më të mira, revistat e modës shesin fantazi dhe argëtim. Por si duhet të duken tani?

Kemi vetëm një përgjigje: një faqe e bardhë bosh, që është kopertina e prillit e Vogue Italia. Teksa virusi vijon të rrënojë Italinë, revista po e merr seriozisht. “Të flasim për gjëra të tjera – kur po vdesin njerëz, kur mjekë dhe infermierë po rrezikojnë jetët dhe kur bota po ndryshon – nuk është në ADN e Vogue Italia,” shkroi kryeredaktori Emanuele Farneti.

Kopertina e Vogue Italia për prillin është thjesht një faqe

Farneti kishte tre synime për këtë numër: të imagjinonte jetën pas pandemisë pa mëshiruar veten, të bënte bashkë një komunitet artistësh të bllokuar në shtëpi për të imagjinuar këtë botë të re, dhe të printonte një kopertinë të bardhë për herë të parë në historinë e revistës.

Vogue Italia zgjodhi të bardhën si simbolin e një të ardhmeje shpresëplotë. E bardha është ngjyra e uniformave të mjekëve dhe infermierëve që rrezikojnë jetën do ditë për të shpëtuar të tjerët dhe një kanavace boshe ku mund të krijosh çfarë të duahs. “Mbi të gjitha: e bardha nuk përfaqëson dorëzimin, por një faqe bosh që pret të shkruhet, kopertina e një historie të re që do të nisë.” /Anabel