Elvana Gjata paska një fanse të zjarrta dhe ajo është modelja e njohur… (FOTO) – AlpeGossip
Elvana Gjata paska një fanse të zjarrta dhe ajo është modelja e njohur… (FOTO)

Elvana Gjata paska një fanse të zjarrta dhe ajo është modelja e njohur… (FOTO)

Elvana u kthye dhe po bën namin!

Ajo është një nga këngëtaret më të mira shqiptare e cila kohët e fundit ka vendosur që karrierën e saj muzikore ta vazhdojë në SHBA, si një mënyrë për tu promovuar në tregun botëror. Mirëpo në ditëlindjen e saj, Elvana mbajti një koncert në Tiranë, ku ishin rreth 100 të ftuar specialë. Pas një mungese në ekranet shqiptare, Elvana u shfaq në Top Channel ku u transmetua dokumentari kushtuar jetës personale dhe profesionale si dhe në emisionin “Xing me Ermalin” ku na tregoi gjëra që si dinim më pare, si dhe foli për Flori Mumajesin.

Por Elvana paska një fanse dhe adhuruese mjaft të veçantë të këngëve të saj. Bëhet fjalë për modelen shqiptare Emina Çunmulaj, e cila në një postim në “Instastory” ka treguar se i pëlqen shumë produksionet e reja të këngëtares.

Vajzat duket se janë mikesha të mira, pasi verën e shkuar janë fotografuar bashkë ndërkohë që pushonin në Mykonos.