Linda Halimi është padyshim shumë e komentuar dhe e ndjekur për muzikën e mirë që artistja di të bëjë. Vetëm pak javë më parë bukuroshja është rikthyer sërish në Shqipëri për të marrë pjesë në kompeticionin më të rëndësishëm, në ‘Kënga Magjike’.
Artistja konkuron me një këngë mjaft interesante, e titulluar ‘Want my love’, këngë që publiku e pëlqeu shumë që në debutimin e parë. Të shumta qenë komentet pozitive për këngëtaren dhe pati nga ata që mendojnë se mund të shpallet fituese.
Linda së fundmi ka postuar në rrjetin e saj instagram një video ku duket duke u ushtruar me këngën e Beyonces. Por ajo i harron lëvizjet që duket të bëjë më pas, dhe duke mos dashur t’a mbyllë videon, ajo fillon të kërcejë twerk.
Këtë harresë të vogël nga ana e saj, Linda e ka justifikuar me faktin se e ka shtyrë Beyonce të bëjë këtë veprim. “Beyonce më shtyu ta bëj”-ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos me shaka.