U RRËZUA GJATË KËRCIMIT/ Alba Hoxha tregon për momentin e sikletshëm: Në jetë shpesh... (VIDEO) - AlpeGossip
U RRËZUA GJATË KËRCIMIT/ Alba Hoxha tregon për momentin e sikletshëm: Në jetë shpesh… (VIDEO)

U RRËZUA GJATË KËRCIMIT/ Alba Hoxha tregon për momentin e sikletshëm: Në jetë shpesh… (VIDEO)

Balerina e  njohur Alba Hoxha është shumë e komentuar në rrjetet sociale, nga ku merr gjithnjë vëmëndje. Prezantuesja e njohur e motit është po ashtu balerinë në spektaklin ‘Dance With Me’, ku ajo shoqëron personazhet VIP.

Bukuroshja ka postuar në llogarinë e saj personale në instagram, ku numëron fansa të shumtë, një moment të netëve live ku duket e shoqëruar nga Valer Kolnikaj. Të gjithë e dimë aftësinë e Albës për të kërcyer e për të bërë padjeshka të arrira, por mesa duket në një moment gjërat nuk shkuan mirë.

Alba ka publikuar një video ku duket me Valerin, e tenton të bëjë një padjeshkë. Por ajo e ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar. Megjithatë kjo rënie i dha forcë, pasi u ngit menjëherë dhe arriti t’a bënte në mënyrë të përkryer.

“Epo gjëra që ndodhin janë. Në jetë shpesh ndeshemi me pengesa e rrëzime dhe nuk është dështim nëse rrëzohesh, por është sukses nëse arrin të ringrihesh”,-është shprehur balerina e njohur Alba. Bukuroshja e ktheu këtë moment në forcë, duke treguar se nuk ka rëndësi sa herë bie, por sa herë arrin të ringrihesh.