TË KARANTINUAR NË BANESË/ Kledi Bahiti, bashkëshortja e tij dhe djali i vogël infektohen me COVID-19 – AlpeGossip
TË KARANTINUAR NË BANESË/ Kledi Bahiti, bashkëshortja e tij dhe djali i vogël infektohen me COVID-19

TË KARANTINUAR NË BANESË/ Kledi Bahiti, bashkëshortja e tij dhe djali i vogël infektohen me COVID-19

Shumë personazhe të njohur janë infektuar me Covid-19 gjatë këtyre muajve të fundit. Shumica e tyre e kanë bërë menjëherë lajmin publik, ndërsa të tjerë kanë preferuar të flasin pasi kalojnë gjithë periudhën e vështirë.

Ndërkohë bëhet me dije se edhe Kledi Bahiti i është bashkuar listës së personazheve të njohur të prekur nga Covid-19. News 31.al ka mësuar se Bahiti është infektuar familjarisht, me bashkëshorten dhe djalin e tyre të vogël, Gred. Sipas burimeve pranë familjes, fatmirësisht gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe e qëndrueshme. Bëhet me dije se ata janë infektuar me Covid-19 ditët e para të muajit janar, por deri më tani as Kledi dhe as partnerja e tij, Pejana Elezi, nuk kanë folur për këtë gjë.

Kujtojmë se Kledi Bahiti dhe partnerja e tij, Pejana Elezi, u bënë prindër për herë të parë në muajin tetor. Dyshja u bekuan me një djalë, të cilin vendosën ta quajnë Gred. Ndërkohë në muajin dhjetor ata vendosën ta prezantonin për herë të parë me botën vogëlushin e tyre.

Çifti u shfaq në një kopertinë të revistës “Bordo”, ku pozuan për herë të parë familjarisht me të voglin e tyre. Gred është vetëm 3 muajsh dhe është ende e vështirë për të kuptuar kujt i ngjason më shumë, por nga fotot ai dukej një fëmijë shumë i shëndetshëm.