I NDËRROI JETË E ËMA/ Në të tretat e kujtimit të saj, Fiori Dardha detyrohet të kthehet në punë: Shkova nga varrezat direkt… – AlpeGossip
I NDËRROI JETË E ËMA/ Në të tretat e kujtimit të saj, Fiori Dardha detyrohet të kthehet në punë: Shkova nga varrezat direkt…

I NDËRROI JETË E ËMA/ Në të tretat e kujtimit të saj, Fiori Dardha detyrohet të kthehet në punë: Shkova nga varrezat direkt…

Moderatorja e njohur Fiori Dardha po kalon një nga momentet më të vështira në jetë pasi ka humbur nënën e saj 7 ditë më parë pas një beteje të gjatë me kancerin.

Moderatorja ka dhënë lajmin e hidhur në rrjetet sociale ku ka ndarë një foto të nënës së saj teksa ka shprehur dhimbjen që e ka kapluar në rreshta.

Përtej çdo dhimbjeje e humbjeje, jeta vazhdon e na duhet që në momente të caktuara të ditës të bëjmë sikur harrojmë dhe të përqëndrohemi te gjëra të ndryshme, si puna për shembull. Kështu ka bërë edhe Fiori të cilës i është dashur të kthehet në ekran pas humbjes së nënës.

Por, fatkeqësisht mendësia e shqiptarëve është aq e prapambetur saqë s’mund ta perceptojë diçka të tillë. Madje, disa “mendjendritur” që janë prekur më shumë se moderatorja kanë shpërthyer në akuza. Megjithatë, ajo u ka kthyer një përgjigje të gjithëve atyre që janë habitur se si është rikthyer në punë.

Në një foto të publikuar në Instastory Fiori shkruan se është futur në studion e “Boom” në të tretat e të ëmës, menjëherë sapo është kthyer nga varrezat. Përtej dhimbjes që ka, ajo shkruan se u detyrua të bënte grim e madje të qeshte me batutat e Rozanës, pasi televizioni nuk njeh sëmundje e zi.

Moderatorja shkruan se nuk e di se ku e gjeti forcën, por ka plotësuar amanetin e mamasë së ndjerë, duke vazhduar jetën pa lejuar dhimbjen që ta mposhtë.

Moderatorja ka hapur zemrën në një rrëfim të sinqertë në Instagram disa javë më parë, duke prekur zemrat e të gjithëve. Ajo ka treguar se kjo nuk është një periudhë e lehtë për të, pasi e ëma po përballet me sëmundjen më të tmerrshme në botë.

“Mami po lufton me sëmundjen më të tmerrshme në botë dhe për mua është gruaja më e fortë mbi tokë. Tani ndodhet në shtëpi, shkojmë në spital vetëm për të bërë kimioterapinë”, ka treguar Fiori për ndjekësit e saj.

Moderatorja rrëfeu se ndodhej gjatë gjithë kohës pranë të ëmës, të cilës mundohej t’i japte sa më shumë forcë e dashuri për ta përballuar këtë sëmundje të tmerrshme. Megjithatë as ajo s’e ka përballuar mirë këtë situatë, pasi duke qenë se duhet të ishte e fortë para saj,qante fshehurazi.