Zbulohet personazhi i rradhës i “Doktor Plastik”: 64 vjeçarja e cila kërkon të jetojë një rini të dytë (FOTO) – AlpeGossip
Zbulohet personazhi i rradhës i “Doktor Plastik”: 64 vjeçarja e cila kërkon të jetojë një rini të dytë (FOTO)

Zbulohet personazhi i rradhës i “Doktor Plastik”: 64 vjeçarja e cila kërkon të jetojë një rini të dytë (FOTO)

Sapo ka filluar të shfaqet në televizionin Klan, reality show “Doktor plastik” dhe interesi i publikut ka qenë tepër i madh.

INTV ka zbuluar ekskluzivisht nga burime pranë redaksisë të këtij reality show se cili do të jetë personazhi i episodit të rradhës që do të shfaqet ditën e shtunë në orën 17.15. Ajo është një grua 64 vjeçare e cila kërkon të jetojë një rini të dytë. Për këtë arsye, stafi mjekësor i klinikës “Da Vinci” i ka propozuar operacionin e lifting të fytyrës. Efekti i këtij operacioni është një tërheqje totale e fytyrës, duke eliminuar rrudhat, lëkurën e varur dhe qeskat e syve.

Për të parë rezultatin final, duhet të presim ditën e shtunë. Ky reality show, është krijuar dhe konceptuar nga autorja Elda Laze dhe është i pari i këtij lloji i realizuar në Shqipëri por ndryshe nga produksionet e mëdha që kemi parë në televizionin Klan, ky nuk është një patentë por një formulë origjinale dhe shfaqet si një produksion origjinal në llojin e vet.

Vetë autorja e këtij reality show, gazetarja Elda Laze në një intervistë të dhënë te Rudina, ka shpjeguar që personazhet janë zgjedhur në bazë të problematikave të ndryshme që kanë shfaqur. Ky reality show do të vazhdojë deri në qershor dhe rastet dhe ndërhyrjet do të jenë të ndryshme nga njëra tjetra.