Salsano dhe gruaja për herë të parë flasin për dashurinë e tyre dhe vajzat: Jam munduar shumë me… – AlpeGossip
Salsano dhe gruaja për herë të parë flasin për dashurinë e tyre dhe vajzat: Jam munduar shumë me…

Salsano dhe gruaja për herë të parë flasin për dashurinë e tyre dhe vajzat: Jam munduar shumë me…

Aktorja e njohur, njëkohësisht bashkëshortja e Salsanos, Erjona Kakeli ka folur tek Rudina. Kush do ta mendonte se Salsano do kishte përgatitur një videomesazh që e bëri gruan për të qarë

“Rudina dua ta filloj me ty se kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyer bashkë. Pastaj për ato vajzat që ke në studio. Erjona je shumë e mirë. Një vajzë shumë e mirë, një nënë shumë e mirë, një shoqe shumë e mirë, një aktore e shkëlqyer, të dua shumë”, tha ai, dhe më pas e mbylli duke thënë disa fjalë për kunatën e tij Mikelën e cila ishte gjithashtu e ftuar në studio.

Erjona foli për herë të parë edhe për vajzat e saj. Të madhes 2 vjeç e gjysmë ia dimë emrin, po të voglës sapo ia zbuluam.

“Margi, e madhja erdhi para kohe në jetë, rreth 30 javëshe dhe ishte në inkubator për 40 ditë. Unë isha në mes të një shfaqjeje të cilën e vazhdova. E vendosa si sfidë që vajza duhej të luftonte për të dalë nga spitali, kurse unë të përfundoja shfaqjen. Dhe ashtu bëmë. Më lejohej ta takoja vetëm 10 minuta në ditë ndaj s`kisha ç`të bëja. Margit ia vuri emrin Mikeli. Unë provova t`i thërrisja So, Ëmbla, Vesa, Era, por nuk e ktheu kokën, vetëm me Margi u duk sikur u përgjigj sepse e ktheu kokën. Kurse me vajzën e dytë, Amal, e pata më të thjeshtë. Lindi për rreth 1 orë e pak. Nuk më mundoi shumë”, tha Erjona duke na zbuluar emrin e të voglës së shtëpisë.