SHERRI NË FAMILJE/ Eni Koçi zbulon të vërtetën e marrëdhënies së Gencit me prindërit e saj – AlpeGossip
SHERRI NË FAMILJE/ Eni Koçi zbulon të vërtetën e marrëdhënies së Gencit me prindërit e saj

SHERRI NË FAMILJE/ Eni Koçi zbulon të vërtetën e marrëdhënies së Gencit me prindërit e saj

Prej disa ditësh në media po qarkullon lajmi se që prej bërjes publike të marrëdhënies së tyre, Genc Prelvukaj nuk i ka pasur aspak të mira relatat me prindërit e Enit.
Aludohet se shkak për këtë është bërë diferenca prej 15 vitesh në moshë e Enit dhe këngëtarit, si dhe djali i Gencit nga martesa e parë. Mirëpo mbrëmjen e kaluar Eni i ka shuar njëherë e mirë këto zëra, duke treguar në një postim në Instastory se ajo e ka festuar Shën Valentinin jo vetëm në praninë e Gencit, por edhe të familjes së saj.

Ata shfaqen duke trokitur gotat me njëri-tjetrin, foto që lë të kuptohet se marrëdhëniet mes tyre shkojnë më së miri.
“Gëzuar Shën Valentinin. Koha e familjes”, shkruan Eni krahas postimit ku duket edhe dora e Gencit teksa mban gotën.