NËNË PËR HERË TË KATËRT/ Ariana Fejzullahu filmohet me barkun e rrumbullakosur – AlpeGossip
NËNË PËR HERË TË KATËRT/ Ariana Fejzullahu filmohet me barkun e rrumbullakosur

NËNË PËR HERË TË KATËRT/ Ariana Fejzullahu filmohet me barkun e rrumbullakosur

eksa ishte i ftuar në emisionin “1 kafe prej shpisë”, këngëtari Ermal Fejzullahu konfirmoi lajmin se bashkëshortja e tij, Ariana, ishte në pritje të ëmbël të fëmijës së tyre të katërt.

“Po, e vërtetë është. Dashtë Zoti të jemi me shëndet, të jetë mirë, ajo ka rëndësi.”- është shprehur Ermali, i cili tregoi se ende nuk e kanë zbuluar gjininë e fëmijës.

Pas deklaratës së bashkëshortit, Ariana ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto ku shfaqet e veshur me një pardesy ngjyrë rozë, e cila ia tregon shumë pak barkun e rrumbullakosur.

Kujtojmë se Ariana e mohoi lajmin e shtatzënisë vetëm disa ditë para se Ermali t’a pranonte publikisht gjatë njërës prej intervistave të tij.