SURPRIZA MË E ËMBËL/ Elgit Doda i propozon Kleas live në emision (VIDEO) – AlpeGossip
SURPRIZA MË E ËMBËL/ Elgit Doda i propozon Kleas live në emision (VIDEO)

SURPRIZA MË E ËMBËL/ Elgit Doda i propozon Kleas live në emision (VIDEO)

Klea Huta dhe Elgit Doda që në momentin që bënë publike lidhjen e tyre janë kthyer në çiftin e preferuar për publikun. Dyshja janë shumë të ndjekur në rrjete sociale dhe publikojnë vazhdimisht foto e video nga e përditshmja, ku dhe nuk mungojnë deklaratat dhe dedikimet e dashurisë.
Këtë të shtunë, Elgiti dhe Klea do të jenë të ftuar në emisionin “Familja”, ku siç duket kantautori ka përgatitur një surprizë për Klean. Në videon e publikuar nga Turjan Hysko, Elgiti shihet i ulur në gjunjë para Kleas, ndërkohë që çifti është i rrethuar nga disa fëmijë të vegjël të cilët kanë formuar formën e zemrës.

“Dashuri më jep ti, do kujdesem për ty dhe do jemi gjithmonë të dy. Me krahët e mi do të mbrojë”, dëgjohet të thotë Elgiti, ndërkohë që shumë nga fansat kanë aluduar se mund të jetë një propozim për martesë.