KUSH JE TI MI? E ftuara vë në siklet Ori Nebiajn në mes të emisionit (VIDEO) – AlpeGossip
KUSH JE TI MI? E ftuara vë në siklet Ori Nebiajn në mes të emisionit (VIDEO)

KUSH JE TI MI? E ftuara vë në siklet Ori Nebiajn në mes të emisionit (VIDEO)

E ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake up” me Isli Islamin dhe Ori Nebiajn, ishte astrologia e njohur Meri, e cila tregoi për publikun parashikimin e yjeve për shenjat e horoskopit.
Gjatë bisedës në studio, Meri i ka kërkuar Orit t’i tregojë shenjën e partnerit të saj, që ajo t’i tregonte sa kombinoheshin me njëri-tjetrin.

“Ti do të bësh lajm te emisioni im, me mua?”- i ka thënë moderatorja Merit, e cila ia ka kthyer:

“Unë të bëj lajm tek emisioni yt, me ty? Po pse kush je ti mi? Dëgjo këtu ti, se unë televizionin e kam parë para teje.”- i thotë Meri duke qeshur.

“Televizionin mund t’a kesh parë para meje, po partnerin tim e kam parë un përpara teje.”, ia kthen Ori, të cilës Meri i thotë “Asaj s’i dihet.”, ndërkohë që në studio kanë nisur të qeshurat.