“E DUA PUNËN QË BËJ”/ Eneda Tarifa nis përgatitjet për “Top Talent” (FOTO) – AlpeGossip
“E DUA PUNËN QË BËJ”/ Eneda Tarifa nis përgatitjet për “Top Talent” (FOTO)

“E DUA PUNËN QË BËJ”/ Eneda Tarifa nis përgatitjet për “Top Talent” (FOTO)

Top Talent’ është një nga emisionet që u shfaq për herë të parë sezonin e kaluar në televizionin e ‘Top Channel’.

Ky format gjykonte dhe vlerësonte të rinjtë të cilët kishin një ëndërr të vetme, televizionin. Juria që gjykonte vazhdimësinë e konkurrentëve përbëhej nga 5 anëtarë që ishin: Bieta Sulo, Edi Manushi, Marin Mema, Beti Njuma dhe Kelvi Kadilli.

Ndonëse nuk dihet nëse do të ketë ndryshime në jurinë e programit, pak kohë më parë u bë e ditur se drejtimi i programit këtë vit, i është besuar këngëtares Eneda Tarifa.

Me anë të një postimi në ‘Instagram’, ajo ka treguar se puna për këtë format ka nisur.

“Top Talent, filluam punën, shihemi në audicione. Aplikimet u mbyllën, e dua punën që bej”, ka shkruar Eneda ngjitur me fotot e skaletave.

Nuk dihet ende se cila është data kur emisioni do të shfaqet në ekran, megjithatë mbetet për t’u zbuluar në ditët në vijim.