Enca pranon se ka rënë në dashuri: Të dashurin tim do e shfaq publikisht vetëm nëse… – AlpeGossip
Enca pranon se ka rënë në dashuri: Të dashurin tim do e shfaq publikisht vetëm nëse…

Enca pranon se ka rënë në dashuri: Të dashurin tim do e shfaq publikisht vetëm nëse…

Pak ditë më parë Enca Haxhia ka publikuar klipin e saj të ri, “Dua” për të cilin pati shumë komente në media e rrjete sociale. Pikërisht për të folur për projektin më të ri këngëtarja ka qenë e ftuar këtë të shtunë në “Thumb”. Enca ka treguar se kënga e saj ka patur shumë sukses gjë e cila kuptohet ehe nga numri i madh i shikimeve brenda një kohe të shkurtër. Në një kohë që për karrierën e saj dimë shumë për jetën personale mediat nuk dinë thuajse asgjë. Aulona dhe Fatma e kanë pyetur pikërisht për këtë temë Encën, nëse ajo është e dashuruar dhe përse nuk tregon asnjëherë publikisht për lidhjet e saj.

“Unë vetë nuk kam qenë në ndonjë trekëndësh të tillë si në këngë. Nuk kam patur asnjëherë një lidhje të vërtetë, aq serioze në sensin e lidhjes. Publikisht do ta shfaq nëse është dikush për të cilin kam respekt.

Nuk e bëj për audiencë. Kam rënë në dashuri por pashë që s’ishte gjë. “,- ka rrëfyer Enca.

Përsa i përket situatës aktuale duket se Enca është tërësisht e përqëndruar tek karriera pasi është duke punuar mbi të tjera projekte që priten të dalin shumë shpejt.