Gruaja misterioze i bën kërkesën e pazakontë çiftit nga Tirana, të nesërmen i lë poshtë derës letrën e dyshimtë – AlpeGossip
Gruaja misterioze i bën kërkesën e pazakontë çiftit nga Tirana, të nesërmen i lë poshtë derës letrën e dyshimtë

Gruaja misterioze i bën kërkesën e pazakontë çiftit nga Tirana, të nesërmen i lë poshtë derës letrën e dyshimtë

Raste nga më të dyshimtat na ndodhin në përditshmërinë tonë.

Megjithëse mund të mos i kuptojmë kurrë qëllimet e vërteta të njerëzve që na rrethojnë situatat me të cilat përballemi janë nga më të pazakontat.

Një situatë gazmore por edhe e çuditshme i ka ndodhur një çifti të ri nga Tirana.

Atyre u trokiti në derën e shtëpisë një grua rreth të 30-tave dhe pasi i pyeti nëse kishin WiFi në shtëpi, u kërkoi passwordin kundrejt pagesës.

Derën e hapi burri i shtëpisë dhe pasi e refuzoi me mirësjellje, ditën e nesërme çifti u habit nga një letër që gjetën poshtë derës.

Gruaja u kishte kërkuar sërish me ngulje t’ia jepnin passwordin dhe u kishte lënë numrin e sja të telefonit në rast se ata ndryshonin mendje.

Kjo e bëri të dyshonte gruan e shtëpisë e cila nuk dinte si të vepronte në një situatë kaq të pazakontë.

Bashkëshortja e shqetësuar shkruan për JOQ.al:

“Pershendetje JETA OSH QEF! Dje ne dreke ra dera dhe doli burri e hapi. Ishte një grua rreth te 30-tave e cila e pyet nese kishim Internet apo jo, dhe nese po, a do te ishte e mundur qe ti jepnim password-in edhe te na paguante cdo muaj gjysmen e lekeve. Burri i tha jo, pasi ia bera une me shenje qe JO! Sot, perseri ne dreke, na hodhi nje leter poshte deres dhe iku. Burri e pa, e lexoi pak nga fillimi duke ma treguar mua dhe e mori si me te qeshur, ndoshta pa te keq!!! Cfare lloji femrash jane keto ne kesi rastesh dhe cfare kerkojne?! Si mund te veproj une?! Cfare duhet te mendoj?! Me jepni nje mendim, ju lutem! Pershendetje! Jo, nuk e njoh! I dha nje password te gabuar sa per ta larguar!