KINI KUJDES/ Tregohuni të vëmendshme ndaj këtyre përbërësve të rrezikshëm që gjenden në produktet kozmetike – AlpeGossip
KINI KUJDES/ Tregohuni të vëmendshme ndaj këtyre përbërësve të rrezikshëm që gjenden në produktet kozmetike

KINI KUJDES/ Tregohuni të vëmendshme ndaj këtyre përbërësve të rrezikshëm që gjenden në produktet kozmetike

Vështirë të dini se çfarë gjendet në përbërjen e produkteve kozmetike. Për këtë arsye ne po ju listojmë 4 përbërës toksikë të cilët nuk duhet të gjenden kurrësesi në etiketën e produkteve kozmetike që ju dëshironi të blini.

Parabeni (Parabens)

Parabeni është një përbërës i cili kryesisht gjendet në produktet e lira kozmetike. Ai përdoret për të parandaluar formimin e baktereve, ama parabeni është toksik dhe si rrjedhojë, tejet i rrezikshëm. Ky përbërës mund të bëhet shkaktar i sëmundjeve të ndryshme të lëkurës dhe i kancerit të gjirit.

Phthalates

Nëse në etiketën e produktit kozmetik që po kërkoni të blini gjeni të shkruar emrin e këtij përbërësi e mira do të ishte që të mos e blinit këtë produkt. Ky përbërës është shumë rrezikshëm pasi mund të bëhet shaktar i çrregullimeve hormonale.

Formaldehyde

Ky përbërës zakonisht gjendet tek rimelët, manikyrët dhe pastruesit e fytyrës. Prania e këtij përbërësi mund të jetë shaktare e shumë irritimeve të dëmshme për lëkurën, thonjtë apo sytë.

Në shtete si Fraca dhe Belgjika ky përbërës është ndaluar ligjërisht të përdoret nga kompanitë prodhuese të produkteve kozmetike.

Ngjyrat sintetike

Edhe ngjyruesit sintetikë kanë përbërje toksike dhe janë të dëmshëm për lëkurën apo fokët. Përpiquni që kur të zgjidhni një produkt të caktuar kozmetik, ky i fundit të jetë i pigmentuar me ngjyra organike.