MOS E HUMBISNI/ Sfidon djalin në rrep: Mamaja e Ledrit do t’ju shkrijë së qeshuri (FOTO) – AlpeGossip
MOS E HUMBISNI/ Sfidon djalin në rrep: Mamaja e Ledrit do t’ju shkrijë së qeshuri (FOTO)

MOS E HUMBISNI/ Sfidon djalin në rrep: Mamaja e Ledrit do t’ju shkrijë së qeshuri (FOTO)

Moderatorja e emisionit ‘Diçka po zien’, Xheraldina Vula, është një prej personazheve më të dashur për publikun shqiptar. E njohur ndryshe si mamaja e Ledrit, ajo ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin e pasdites ‘Rudina’, ku tregoi për marrëdhënien e veçantë me djalin e saj.

Ndër të tjera, moderatorja rrëfeu se nëse femrat do ta njihnin më mirë Ledrin, do të largoheshin prej tij, sepse ai i do të gjitha gati dhe s’di të bëjë asgjë vetë.Pak minuta më parë Ledri ka publikuar në Instastoryn e tij disa video të fansave, të cilët e përshëndesnin duke kënduar rrep.

Mirëpo ajo që i ka bërë të gjithë të qeshin, është mesazhi i mamasë së Ledrit për djalin e saj. Ajo e ka sfiduar këngëtarin në rrep duke bërë humor me makinën e tij.

“Kerrin e kena pa shofer. Babit kerrin ja merr. Zhul ja bën kerrin, tmerr.”- ka shkruar ajo, duke e bërë djalin të qeshë me të madhe.