U BË “MOLLË SHERRI”/ Ja çfarë e shtyu Harryn dhe Meghanin të heqin dorë nga roli mbretëror (FOTO) – AlpeGossip
U BË “MOLLË SHERRI”/ Ja çfarë e shtyu Harryn dhe Meghanin të heqin dorë nga roli mbretëror (FOTO)

U BË “MOLLË SHERRI”/ Ja çfarë e shtyu Harryn dhe Meghanin të heqin dorë nga roli mbretëror (FOTO)

Princ Harry dhe dukesha Meghan Markle kanë vendosur të heqin dorë nga roli mbretëror. “Times” shkruan se shkak për këtë mund të jetë bërë një foto e publikuar pesë ditë më parë, nga familja mbretërore. Në foton në fjalë (e cilësuar si “linja e suksesit”) shfaqeshin Princ Charles, Princ William dhe Princ George me Mbretëreshën, pra Harry nuk ishte askund. Ky gjest e ka mërzitur Dukën dhe Dukeshën e Sussex, të cilët janë ndjerë të përjashtuar nga jeta mbretërore.

Po ashtu, ‘Times’ raporton se vendimi i tyre për t’u larguar nga familja mbretërore, është bazuar dhe në urimin e Mbretëreshës për Krishtlindje. Ajo nuk përmbante asnjë foto të çiftit në tryezën e saj.

Përpos arsyeve të lartpërmendura, Harry dhe Meghan kanë vendosur të jenë të pavarur financiarisht sepse duan të jetojnë një jetë të qetë familjare, larg zhurmave dhe problemeve.