Elita Rudi ka qenë gjithmonë pjesë e lajmeve të show-bizit, kjo sepse ajo është shumë aktive në rrjetin e saj Instagram. Bukuroshja pak kohë më parë solli në jetë fëmijën e saj të parë me reperin Gjiko.
Elita duket se tashmë të gjthë kohën e saj ja dedikon djalit të tyre, Zërit. Kjo duket dhe nga postimet e saj ku gjithmonë shfaqet në prani të të birit duke u kujdesur për të.
Këtë herë ajo ka zgjedhur të postojë një foto tepër të ëmbël me Zërin dhe e ka shoqëruar me një shkrim të bukur ku mesa duket po feston 6-mujorin e të birit.
Zëri duket tepër i lumtur dhe i çuditur në të njëjtën kohë teksa e ëma e mban në krahë dhe të dy sëbashku po shohin një drer nga afër.
/AlpeGossip.al