I ZURI KOHËN TELEVIZIVE/ Julian Deda tregon çfarë i tha Ermal Mamaqi për kalimin në “Tv Klan” – AlpeGossip
I ZURI KOHËN TELEVIZIVE/ Julian Deda tregon çfarë i tha Ermal Mamaqi për kalimin në “Tv Klan”

I ZURI KOHËN TELEVIZIVE/ Julian Deda tregon çfarë i tha Ermal Mamaqi për kalimin në “Tv Klan”

Pavarësisht gjithçkaje që ka ndodhur mes tyre, Julian Deda dhe Ermal Mamaqi kanë ruajtur një raport të mirë miqësor. Ata e kanë nisur bashkë karrierën, boom-in dhe suksesin e përjetuan sërish bashkë edhe pse Ermali zgjodhi t’i largohej i pari treshes fantastike të “SHBLSH”-ave. Mes tyre nuk pati hatërmbetje edhe kur Juli u rikthye në Tv Klan, në të cilin aktualisht është edhe Ermali e madje u desh që të spostohej në orar trasmetimi sepse “Duplex” do të trasmetohej në një pjesë të orarit të “Xing me Ermalin”.

I ftuar këtë të shtunë në “Thumb”, Julian Deda është pyetur nga dy moderatoret, Aulona dhe Fatma se çfarë i ka thënë Ermali atij në momentin që zbuloi se Juli do të shkonte në Tv Klan, e madje do i spostonte edhe emisionin.

“Kur mori vesh që do shkonim në Tv Klan më tha: A do vish tek “Xing me Ermalin” që ti bëjmë çik reklamë emisionit? Nuk ka krisje, a krisesh me Ermalin? Gjynah.”,- është shprehur Juli duke konfirmuar se ruajnë një raport shumë të mirë mes tyre.