Këngëtarja e njohur Elvana Gjata ka qenë shumë aktive muajt e fundit dhe ka publikuar vazhdimisht këngë që janë kthyer në hite. Pas bashkëpunimit me Capital T “Fustani” një këngë që ka miliona klikime në Youtube, u mësua se Elvana se do të sillte një bashkëpunim me këngëtarin Ardian Bujupi.
Pak minuta më parë Elvana ka publikuar një mini klip të këngës ku shihet duke i dhënë makinës ndërkohë që në sfond dëgjohet kënga e saj që siç duket do të jetë ritmike.
Në përshkrim të fotos, Elvana ka zbuluar se kënga titullohet “Meine Liebe” dhe do të publikohet nesër në orën 23:59.