Blendi Fevziu publikon foton: Shihni ç’bëhet brenda dhomës së të voglës së tij – AlpeGossip
Blendi Fevziu publikon foton: Shihni ç’bëhet brenda dhomës së të voglës së tij

Blendi Fevziu publikon foton: Shihni ç’bëhet brenda dhomës së të voglës së tij

Moderatorin e famshëm shqiptar, Blendi Fevziu jemi mësuar ta shohim tashmë me postime të herëpashershme me vajzat e tij. Mishel dhe Alis janë dy vajzat e Fevziut të cilat janë bërë fytyra të njohura për ndjekësit e tij.

Kohët e fundit është Alis ajo që ka rrëmbyer vëmendjen maksimale të moderatorit dhe ai tregon shpesh momente të ëmbla me të bijën.

Kështu ka bërë edhe sot, ku nëpërmjet një fotoje në Instagram Blendi ka treguar se është në dhomën e të voglës së tij dhe mes një rrëmuje të madhe ata të dy duket se po argetohen jashtë mase në dhomën e mbushur me lodra.

 

Babë e bijë shihen tepër të lumtur me njëri-tjetrin dhe duken se kanë kaluar një fundjavë të bukur në shtëpinë e tyre.