Rovena Dilo dhe Eltion Merja tregojnë çfarë duan dhe urrejnë tek njëri-tjetri – AlpeGossip
Rovena Dilo dhe Eltion Merja tregojnë çfarë duan dhe urrejnë tek njëri-tjetri

Rovena Dilo dhe Eltion Merja tregojnë çfarë duan dhe urrejnë tek njëri-tjetri

Që nga pjesëmarrja e parë në spektaklin e kërcimit ”Dancing With The Stars” e Rovena Dilos dhe balerinit Eltion Merja lindën dyshimet se mes tyre kishte nisur një histori dashurie. Mediat shkruan gjatë për një lidhje të mundshme por as Rovena dhe as Eltoni nuk e kanë pranuar diçka të tillë, por as nuk e kanë mohuar. Të ftuar këtë të shtunë në “Thumb” dyshja është vënë përballë pyetjes së Aulonës dhe Fatmës për të treguar se çfarë pëlqejnë dhe urrejnë tek njëri-tjetri.

Rovena Dilo : Ai është më i disiplinuar seç duhet, ka disiplinë ushtarake, ajo më acaron. Nuk më pëlqen shumë mua. Gjëja më e mirë është se kur është në skenën e kërcimit profesional arrin të më hutojë, ta shoh pa folur shumë gjatë. Më mbyll gojën, ka lidhje me një lloj adirimi. Arrin të ma bëjë këtë gjë.

Eltion Merja: E keqja e Rovenës është që është shumë e mirë. Unë acarohem herë pas here, është shumë e mirë me të tjerët dhe ja marrin si dobësi. E mira: Është ëmbëlsirë.