AKUZOHEN PËR RACIZËM/ Anulohet shfaqja e Dolce Gabbana në Kinë (FOTO) – AlpeGossip
AKUZOHEN PËR RACIZËM/ Anulohet shfaqja e Dolce Gabbana në Kinë (FOTO)

AKUZOHEN PËR RACIZËM/ Anulohet shfaqja e Dolce Gabbana në Kinë (FOTO)

Marka e njohur Dolce&Gabbana ka anulluar pasarelën që pritej të mbahej në Shanghai pas asaj që shumë njerëz në Kinë e perceptuan si një fushatë marketingu raciste. Një video e publikuar të hënën në Weibo ku shfaqet një modele kineze që përpiqej të hajë ushqim italian me shkopinj u hoq pa bërë ende 24 orë publikim, por që u shpërnda gjerësisht në të dyja platformat si në atë kineze edhe në Instagram.

 

Një protestë e medias sociale u përkeqësua me komentet që përdoruesit i bën Stefano Gabbana dhe llogarisë zyrtare të markës në Instagram të mërkurën, ditën kur ishte planifikuar të zhvillohej edhe prezantimi i sfilatës.

Marka e famshme akuzohet për racizëm pasi në 3 reklamat e publikuara së fundmi shfaqet një vajzë kineze të cilës i thuhet se si të përdor shkopinjtë. Madje njëra prej komentueseve i ka shkruar Stefano Gabbana-s mesazh në Instagram ku i thotë se kjo fushatë është ofenduese dhe përgjigjia e tij i ka ‘tërbuar’ edhe më shumë ndjekësit.

“Pse mendoni se është raciste kjo video? Ju mendoni se ne jemi budallenjë që të vimë në Kinë dhe të postojmë një video të gabuar? Nëse kinezët ndihen të ofenduar nga një vajzë që konsumon pizza dhe pasta mme shkopinjë do të thotë që ata ndihen inferiorë atëherë ky nuk është një problem i joni!!! E githë bota e di që kinezët hanë me shkopinjë dhe perëndimorët hanë me pirunjë e thika! Ky është racizëm? Hahaha ju nuk jeni rehat me trurin tuaj. Pra ju jeni racist sepse hani qentë? E gjithë bota e di sjelljen tuaj kundrejt qenvë. Ne jetojmë me ta kurse ju i hani”.

Menjëherë pasi kjo bisedë e bërë nga llogaria e tij me një ndjekëse u bë publike, stilisti reagoi duke thënë se i kishin vjedhur Instagramin dhe se ato nuk ishin fjalët dhe mendimet e tij.

Megjithatë i gjithë debati ka çuar në anullimin e sfilatës “The Great Show” të D&G që do të mbahej të mërkurën dhe kjo është bërë publike nga vetë zyra e çështjeve kulturorë në Shanghai.