AKT MIRËSIE/ Shoferi autobusi u jep dhurata gjithë nxënësve (FOTO) – AlpeGossip
AKT MIRËSIE/ Shoferi autobusi u jep dhurata gjithë nxënësve (FOTO)

AKT MIRËSIE/ Shoferi autobusi u jep dhurata gjithë nxënësve (FOTO)

Një shofer autobusi që transportonte nxënësit e shkollës fillore Lake Highlands Elementary vendosi tu bënte atyre diçka të veçantë për festa.

Curtis Jenkins u bleu të gjithëve nga një dhuratë.

Shkolla ka postuar një mesazh mirënjohje për shoferin në mediat sociale ku shkruan: “Kjo na kujton ne sesa e mirë është bota dhe sesi të gjithë ne duhet të përpiqemi të jemi pak më shumë si Curtis.”

Ai bëri dhuratat që nxënësit ta dinin sesa shumë i vlerëson.

Jenkins e mbushi autobusin e tij me dhurata për secilin prej fëmjëve që transporton në shkollë, më shumë se 50 fëmijë në total.

Por dhuratat nuk u blenë në mënyrë të rastësishme. Ai pyeti fëmijët se çfarë dhuratash donin dhe plotësoi dëshirat e tyre.

Disa nga fëmijët morën biçikleta, të tjerë kufje.