Pas sherrit me Krenar Çoçaj, Ledri Vula merr “HAK” tek Luana Vjollca – AlpeGossip
Pas sherrit me Krenar Çoçaj, Ledri Vula merr “HAK” tek Luana Vjollca

Pas sherrit me Krenar Çoçaj, Ledri Vula merr “HAK” tek Luana Vjollca

Sherri mes Ledri Vulës dhe Krenar Çoçaj ka qenë një nga sherret më të bujshëm të disa viteve më parë. Para pak kohësh Ledri dhe Krenari u përballën në sallën e gjyqit ku reperi dëshmoi se Krenari e kishte rrahur me shufër hekuri.

Por ndonëse me Krenarin nuk i ka marrëdhëniet fare të mira, me Luanën nuk ndodh kështu pasi mes tyre nuk është parë armiqësi.

Mirëpo vetëm pak ditë pasi Luana arriti 1 milion ndjekës në “Instagram”, Ledri i ka bërë gjëmën sot duke arritur gjithashtu 1 milion ndjekës e duke u radhitur në vendin e dytë të VIP-ave shqiptarë më të ndjekur në Instagram.

Kështu në vend të dytë janë Noizy, Luana dhe Ledri me nga 1 milion ndjekës dhe vendin e parë e mban Enca me 1.6 milion.