Mbahet si modelja më e paguar… a është kjo femra më e bukur shqiptare edhe pa grim? (FOTO) – AlpeGossip
Mbahet si modelja më e paguar… a është kjo femra më e bukur shqiptare edhe pa grim? (FOTO)

Mbahet si modelja më e paguar… a është kjo femra më e bukur shqiptare edhe pa grim? (FOTO)

Shpesh herë ka spikatur për format dhe linjat e saj tejet seksi. Pavarësisht se kohët e fundit nuk e kemi parë shumë aktive në rrjetet sociale, emri i saj është përmendur shumë shpesh nga mediat rozë, duhet theksuar se është një ndër modelet shqiptare më të paguara në Amerikë.

Bëhet fjalë për modelen bukuroshe Xhesika Berberi.

Shpesh herë është krahasuar edhe me super modelen botërore Gigi Hadid, duhet thënë se ngjashmëria e tyre është shumë e madhe sidomos në pjesën e fytyrës.

Ajo padyshim është njëra prej femrave më të bukura shqiptare, këtë gjë e ka vërtetuar edhe me postimet e saj në Instagram ose me setet e ndryshme fotografike që ka bërë publike për fansat e saj.

Gjithashtu prezenca e saj në këngën e Majk dhe Getoar Selimit “Ajo”, e zbukuroi shumë videoklipin dhe u komentua pozitivisht nga shumë persona.

Së fundmi ajo ka postuar një foto pa makeup në rrjetin social Instagram, ku spikat pamja e saj tërheqëse edhe pse shfaqet tejet e thjeshtë .

Ju si mendoni është apo jo modelja më e bukur shqiptare?