Mbrëmja e shumpërfolur gala: Ja si janë veshur të ftuarit VIP shiptarë (FOTO) – AlpeGossip
Mbrëmja e shumpërfolur gala: Ja si janë veshur të ftuarit VIP shiptarë (FOTO)

Mbrëmja e shumpërfolur gala: Ja si janë veshur të ftuarit VIP shiptarë (FOTO)

‘Oda’ është ajo për të cilën po flasin të gjithë sot! Ngjarja kulturore më e rëndësishme e vitit ka ngritur sot siparin me një mbrëmje gala në ambientet e Pallatit të Brigadave.

Në këtë event janë mbledhur emrat më të suksesshëm, personalitete të njohur me ndikim në trevat shqiptare, biznesmenë, artistë etj.

Në fotot e siguruara nga “Xing.al”, shihen duke pozuar në tapetin e kuq Agnesa Hadërgjonaj, Niko Komani, Ronela Hajati, Young Zerka etj.

Të ftuarit po shijojnë ushqime e pije tradicionale nga të gjitha trevat, po njihen me punimet artizanale e veshjet popullore, në një ambient kuq e zi.